Një i ri 23-vjeçar R.L. banues në fshatin Xhafzotaj ka kaluar për ndjekje penale, pasi është përfshirë në një aksident.

Sipas policisë, 23-vjeçari dyshohet se në aksin rrugor Sukth-Shijak, në fshatin Sallmone, duke drejtuar mjetin tip “Golf”, me leje drejtimi, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Pavarësisht kësaj, ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.