Një shqiptar i mitur ka mbetur i plagosur pas  përleshjes së një grupi të rinjsh. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në Genova të Italisë.

Skena e përleshjes është parë nga disa kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar policinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe një ambulancë. 

Sipas medieve italiane, ishin pesë ose gjashtë të rinj të cilët u përfshinë në këtë sherr. Ata u larguan të gjithë, ndërsa një i mitur shqiptar mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital.

Policia në Genova po punon për zbardhjen e incidentit.