Tre automjete janë përfshirë në një aksident rreth orës 07:20 të mëngjesit në kryeqytet.

Aksidenti ka ndodhur pranë zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta” në Tiranë.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, e gjithashtu nuk ka shkaktuar rëndim të trafikut në rrugët e kryeqytetit, pasi aksidenti ka ndodhur në një orar kur qarkullimi i mjeteve nuk ka pasur intensitet të madh.