Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Tiranë-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa në aksident janë të përfshira dy mjete autovetura dhe një furgon.

Siç mund ta shikoni në videon e siguruar nga "JOQ.al", dy autoveturat janë përplasur mes tyre dhe kanë ngelur në mes të autostradës, në korsinë e shpejtësisë, duke shkaktuar kështu kaos në qarkullim.

Disa metra larg tyre shihet një tjetër mjet i hedhur në kanal. Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident dhe shkaktarët e tij.