Policia ka arrestuar një person në Durrës, i cili në gjendje të dehur, ka shkaktuar një aksident duke përplasur makinën e tij me një tjetër.

Aksidenti ndodhi të dielën më 10 qershor në lagjen nr. 17/1. Shtetasi P.T., vjeç 61, banues në Durrës, ka qenë duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Fiat”, kur është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin D.K., vjeç 29, banues në Lezhë.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa pas kryerjes së testit të alkoolit, 61-vjeçari u arrestua.