Dy makina janë përplasur mesditën e sotme në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", pranë Kryeministrisë në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve, një person ka mbetur i plagosur.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca e cila transportoi të plagosurin në spital.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.