Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 në rrugën kryesore pranë Universitetit të Sporteve. Zyrtarisht mësohet se një burrë rreth 55 vjeç, i cili po kalonte rrugën është përplasur nga një automjet Golf 5 me targa të huaja.

Në këtë video të siguruar nga tvklan.al duket momenti kur të plagosurit, në gjendje të rëndë për jetën, i jepet ndihma e parë nga mjekët e urgjencës dhe qytetarët.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar, deri në përfundimin e ekspertizës në vendngjarje dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.