Plagosen me kaçavidë dy vëllezër

Postuar: 16/05/2018 - 11:16

Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur të martën në Vlorë, pas një konflikti banal. Në një njoftim për mediat, policia sqaron se ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen “Pavarësia”, pranë shkollës së mesme profesionale. Të plagosurit janë dy vëllezërit 18-vjeçar N.A., dhe E.A., banues në Panaja.

Për ngjarjen është vënë në pranga 23-vjeçari Serxhjo Bedinaj, po procedohet penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës i mituri B.B, si dhe është shpallur në kërkim 24-vjeçari M.G.

“Të tre shtetasit e mësipërm, në lagjen “Pavarësia”, pranë shkollës së mesme profesionale, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti fizik për motive banale kanë plagosur me mjete prerëse-shpuese (kaçavidë), shtetasit N.A., 18 vjeç dhe E.A., 18 vjeç, (vëllezër), banues në Panaja, Vlorë, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia në njoftim ndërsa thekson se po punohet për kapjen dhe ndalimin e 24-vjeçarit të shpallur në kërkim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të thërrasë për të marrë në pyetje gazetarin Jetmir Olldashi, i cili pohoi një ditë më parë se kisht

Një tjetër aksident në autostradën Tiranë- Durrës ka sjellë edhe bllokimin e aksit që vjen për në Tiranë.

Të tjera detaje zbulohen pas arrestimit të një shqiptareje bashkë me djalin e saj në Itali, që iu shisnin drogë minorenëve.

Një person nga Tirana është gjetur i vdekur brenda nje automjeti tip “Benz”, që ndodhej në parkingun e një pallati në rrugën “Janos Hunya

Ishte shpallur në kërkim për mashtrim, por është kapur në portin e Durrësit në tentativë për të dalë jashtë kufirit me traget.

Një automjet tip “Benz” është vjedhur në lagjen nr. 18 në qytetin e Durrësit.

Dy makina janë përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës para pak minutash.

   Dy turistë shqiptarë ranë paraditen e djeshme në vendin e njohur si “Shpella e Pëllumbasit” në Tiranë, ndërsa njëri prej tyre vijon të

   Hajdutët vjedhin gjithçka që mund të vidhet; makina, celularë, shtëpi, madje dhe dy lopë.

   Policia e Tiranës ka rinisur kërkimet për gjetjen e të riut, i cili rezulton i zhdukur prej ditës së djeshme në “Shpellën e Pëllumbasi