Një 26-vjeçar nga Mamurrasi ka mbetur i plagosur në Laç nga një person, që është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.

Mësohet se i plagosuri A.N. ndodhet në Spitalin e Laçit, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori i plagosjes është E.M. 30 vjeç, banues në Krujë.

Njoftimi i policisë Kurbin:

Informacion paraprak

Me datë 20.04.2018, rreth orës 14:15, është marrë njoftim se në qytet në Laç është plagosur me armë zjarri shtetasi A.N. 26 vjeç, banues në Mamurras, i cili ndodhet në Spitalin e Laçit, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, ku falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore të kryera, u bë i mundur identifikimi i shtetasit E.M. 30 vjeç, banues në Krujë, i cili dyshohet si autori i plagosjes.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njëkohësisht, janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit dhe vendosjen e tij përpara përgjegjësisë ligjore.