Një i ri shqiptar në Itali ka mbetur i plagosur në këmbë këtë të premte. Një person, ende i paidentifikuar nga policia, e ka qëlluar me një plumb pistolete, raportojnë mediat lokale.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ventimiglia 228” në Torino. Ka qenë vetë 17-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, që ka lajmëruar policinë.

Karabinierëve u tha se u përfshi në një sherr mes ekstrakominutarëve (jo italianë) dhe mori një plumb në këmbë. Megjithatë, rrëfimi i 17-vjeçarit nuk i ka bindur karabinierët, që vijojnë hetimet.