Një grua shqiptare, 20 vjeçe, nënë e tre fëmijëve ka mbetur e plagosur në një aksident rrugor të ndodhur sot pasdite në Trevi. Nga raportimet e mediave lokale italiane, mësohet se gruaja që udhëtonte më një “Ford” ka humbur kontrollin e mjetit.

Makina është përplasur me një pemë, siç duket edhe nga fotot nga vendngjarja. Për fat, në atë kohë një mjet i urgjencës shëndetësore ka kaluar në rrugë, dhe ka njoftuar njësinë qendrore, e cila ka mbërritur menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë gruas.

Ishte Simone Marinelli, punonjës i urgjencës që e nxori gruan nga makina që ishte shkatërruar nga përplasja me pemën. Siç raportohet, gruaja ka pësuar frakturë të legenit, por nuk është në rrezik për jetën.