Një minator ka mbetur i plagosur në një minierë të Bulqizës. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, në minierën e kromit në Batër.

Burime zyrtare policore bënë me dije se i plagosur mbeti shtetasi me inicialet N.L., ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak

Rreth orës 10.30, Salla operative e Komisariatit të Bulqizës, ka marrë informacion se në minierën e kromit është aksidentuar një shtetas (zjarrmëtar miniere).

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se:
Në minierën e kromit në Batër-Martanesh, Bulqizë gjatë punës është aksidentuar në galeri shtetasit N.L, rreth 53 vjeç, banues në Mat, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarje.