Plagosi me thikë 3 persona në lokal, arrestohet 40-vjeçari

Postuar: 15/04/2018 - 09:46

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Divjakës, pasi mbrëmjen e së shtunës, plagosi me thikë tre persona. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:20, në një lokal në fshatin Shën e Premte. Kujtim Imeri, 40 vjeç, për motive të dobëta, është konfliktuar me tre persona, konkretisht shtetasit B.G, 67 vjeç, A.G, 21 vjeç, dhe D.Gj, 26 vjeç.

Autori pas plagosjes u largua nga vendngjarja, por si rezultat i reagimit të shpejtë të policisë, u kap dhe u arrestua menjëherë nga shërbimet e Policisë Divjakë. Sakaq, të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal Lushnje nën kujdesin e mjekëve.

Policia informon se Kujtim Imeri është person me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit dhe ka qenë i dënuar më parë për plagosje me thikë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

 Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të dielën mbrëma, policia italiane arrestoi një 21-vjeçar me origjinë shqiptare.

Një 60-vjeçar i ka shpëtuar për mrekulli një atentati me armë zjarri.

Një ngjarje e mistershme ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar është gjetur i vdekur në rrethana të paqarta në Trikala.

Zbardhet në kohë rekord grabitja me armë me pasojë plagosjen e të zotit të banesës.

   Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e çiftit të bashkëjetuesve të dielën në qytetin e Shkodrës.

Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar i cili ka ngacmuar seksualisht një vajzë dhe plagosur bashkëshortin e saj.

Dy shtetas shqiptarë janë sulmuar në Megara të Greqisë.

   Një fotografi e djalit të tij është postimi i fundit që 30-vjeçari Boran Bercana kishte hedhur në rrjetet sociale pasditen e së shtunë

   Ditën e shtunë, ndërrprerja e energjisë elektrike shkaktoi një incident të frikshëm në një pallat në lagjen nr.12, në Durrës.

   Janë hapur këtë të dielë dyert e mortit për çiftin Boran Berçana e Silvana Ndoci, të vrarë orët e para të mëngjesit me breshëri arme n