Gjykata e Durrësit ka shpallur mos kompetencë për çështjen e Hajri Nezirit, 25-vjeçarit që plagosi me thikë pas një konflikti të çastit dy prindërit e tij Destan dhe Asie Neziri.

Në caktim e masës së sigurisë e zhvilluar me dyer të mbyllura, gjykata ka lënë në burg 25-vjeçarin, ndërsa çështjen ia ka kaluar Krimeve të Rënda Tiranë, duke shpallur njëkohësisht edhe mos kompetencën e vijueshmërisë së gjykimit për çështjen në fjalë.

“Arrest më burg” është dhënë si masa paraprake, pasi sipas gjykatës së Durrësit, masa do të rikonfirmohet nga krimet e Rënda.