Një 25-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi u kap me pistoletë.

Në kuadër të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, për goditjen e grupeve kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim, të atyre që qarkullojnë apo mbajnë armë zjarri pa leje, strukturat policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë bërë të mundur arrestimin Ilir M. 25 vjeç, banues në Vlorë.

 Arrestimi i tij u krye, pasi në lagjen “Pavarësia”, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore në mjetin tip “Volkswagen”, në të cilin ky shtetas ishte pasagjer, iu konstatua se posedonte pa leje një armë zjarri tip pistoletë.

Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.