Një 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit. Në pranga ka rënë shtetasi G.B., banues në Durrës, rreth orës 21:15 të së martës.

Arrestimi i 42-vjeçarit ndodhi pasi mesditën e djeshme, rreth orës 13:30 në lagjen nr.14, në banesë, ka rrahur bashkëshorten e tij 16 vite më të re.

“Shtetasi G.B., ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes tij, shtetases Xh. B., vjeçe 26, banuese në Durrës,” shkruan në njoftimin e policisë.

I arrestuari akuzohet për veprën penale të parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.