3 persona janë shpallur në kërkim për plagosjen me thikë të 20-vjeçarit Elvis Metaj nga Durrësi.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14.00 në lagjen nr.18.

Sipas policisë, autorët e plagosjes janë shtetasit G.Gj. 18 vjeç, G.R. 17 vjeç dhe A.Ll. 46 vjeç, banues në Durrës, të cilët janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.05.2018, rreth orës 14:00, në lagjen Nr.18 Durrës është plagosur me thikë shtetasi E. M.  20 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Më të marrë njoftim është ngritur grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, shtetasit G.Gj. 18 vjeç, G.R. 17 vjeç dhe A.Ll. 46 vjeç, banues në Durrës, të cilët janë shpallur në kërkim.

Po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.