Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka arrestuar në flagrancë një shtetas dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë ditën e djeshme.

Sipas njoftimit të policisë, u arrestua në flagrancë shtetasi V.P., 31 vjeç, dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasve O.H, A.H dhe J.H, vjeç 35, 31 e 24, banues në fshatin Fushë Kuqe, Gurëz, Kurbin e fshatin Zall, Fushë Krujë.

Shtetasit V.P., në cilësinë e provës materiale në Fushë Krujë, iu gjetën dhe bllokuan një sasi lënde narkotike e llojit marijuanë, me peshë 103 kg e 640 gr, një peshore elektronike, një armë gjahu tip çifte, 8 fishekë pa leje dhe mjeti tip “Benz”.

Neni 283/2, 242 e 280 të Kodit Penal.