Policia e Tiranës ka shoqëruar gjatë ditës së sotme këngëtarin Arkimed Lushaj.

Burime nga policia thanë se e kanë ndaluar Stresin, pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij.

Motivet e shoqërimit nga uniformat blu janë ende të paqarta, pasi nuk është bërë e ditur se çfarë kanë gjetur në shtëpinë e tij.

Mësohet se mbrëmjen e sotme në orën 21:00, Stresi kishte të programuar për të mbajtur një koncert live në qytetin e Shkodrës.