Policia e Durrësit ka dhënë detajet e para për ngjarjen tronditëse të mbrëmjes së sotme në Durrës.

Sipas policisë, i riu që u hodh nga dritarja e banesës së tij, vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Më datë 13.02.2018, në lagjen Nr.6, Durrës është hedhur nga dritarja e banesës së tij, ( kati i  9-të) shtetasi  F. K.  35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi i mësipërm vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.