Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar dhe një grek pasi janë kapur me më shumë se 147 kg drogë. Policia e vendit fqinj ka ndjekur një automjet të dyshuar që vinte nga kufiri i gjelbër.

Mjeti është arritur të ndalohet nga policia e Janinës në Vergina, Imathia në rrugën “Egnatia”. Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 87 pako me 147 kg 850 gram marijuanë, 200 euro dhe 4 celularë.

Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit grek 46 vjeç. Po kështu është arrestuar dhe një shqiptar 35 vjeç i cili u afrua tek mjeti për të marrë drogën.