Policia shpall në kërkim 3 durrsakë, akuzohen për plagosje dhe përndjekje

Postuar: 14/02/2018 - 18:55

   Tre durrsakë shpallen në kërkim nga policia e Korçës, e cila ka nisur për ta edhe procedimin penal.

Në njoftimin e tyre për shtyp, blutë e qytetit juglindor shkruajnë se një ditë më parë “u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe punohet për kapjen e shtetasve G.K, E.K dhe G.K, vjeç 41, 24 e 26, banues në Durrës”.

Tre të shpallurit në kërkim akuzohen për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Përndjekja”, e kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, policia nuk jep detaje më të hollësishme lidhur me ngjarjen në të cilën kanë mbetur të përfshirë tre banorët e Durrësit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 23-vjeçar këmbësor është aksidentuar nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Boçevë në Njësinë Administrative Shupenzë.

Një tjetër aksident në rrugët e vendit, kësaj radhe në aksin Fushë-Krujë - Vorë.

Sot, rreth orës 13:00 në Favoriten të Vjenës, një burrë 67-vjeçar ka sulmuar me thikë dhe ka vrarë në mes të rrugës një grua 59 vjeçe.

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të thërrasë për të marrë në pyetje gazetarin Jetmir Olldashi, i cili pohoi një ditë më parë se kisht

Një tjetër aksident në autostradën Tiranë- Durrës ka sjellë edhe bllokimin e aksit që vjen për në Tiranë.

Të tjera detaje zbulohen pas arrestimit të një shqiptareje bashkë me djalin e saj në Itali, që iu shisnin drogë minorenëve.

Një person nga Tirana është gjetur i vdekur brenda nje automjeti tip “Benz”, që ndodhej në parkingun e një pallati në rrugën “Janos Hunya

Ishte shpallur në kërkim për mashtrim, por është kapur në portin e Durrësit në tentativë për të dalë jashtë kufirit me traget.

Një automjet tip “Benz” është vjedhur në lagjen nr. 18 në qytetin e Durrësit.

Dy makina janë përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës para pak minutash.