Pranga në spital pronarit të servisit, merrte 2 mijë euro për një minë me telekomandë

Postuar: 13/03/2018 - 09:33

Policia ka arrestuar 34-vjeçarin Gentian Hoxha i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi një ditë më parë në dyqanin e celularëve.

Hoxha, i cili ishte pronar i dyqanit të celularëve u arrestua për armëmbajtje pa leje.

Dyshohet se 34-vjeçari merrte porosi për montimin e bombave me celular dhe në varësi të tyre ai paguhej nga 1500 deri në 2000 euro.

Një ditë më parë grupi hetimor gjeti 3 detonatorët dhe sekuestroi një lap top dhe disa celularë që mendohet se 34-vjeçari Gentian Hoxha, do t'i montonte.

Pas shpërthimit, policia ushtroi disa kontrolle në zonën e “Ali Demit”, ku mendohet se janë larguar edhe pjesëtarët e tjerë të rrjetit që mendohet se merrej me prodhimin dhe shitjen e minave të telekomanduara me celular.

Shpërthimi ndodhi në orën 11.00, pranë Institutit të Higjienës, ndërsa Hoxha e kishte mbyllur nga brenda derën e dyqanit dhe mendohet se diçka shkoi keq për 34-vjeçarin.

Nga shpërthimi ai humbi gishtat e duarve dhe ka dëmtime të shumta në sy. Dëshmitarët dëgjuan shpërthim të fuqishëm, ndërsa policia tha paraprakisht se nuk është vendosur lëndë plasëse në servisin e celularëve dhe shpërthimi ndodhi kur Hoxha ishte në tavolinën e punës.

Në këto ambiente ishte edhe një person tjetër, i cili mbeti i lënduar lehtë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një grabitje  e një pike bastesh ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Plagoset me biçak një person në Durrës, por pa dëmtime serioze.

Një 34-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ka shkaktuar një aksident ku kanë mbetur të plagosur drejtuesi i një

Një shqiptar 50-vjeçar e ka shfryrë gjithë dëshirën për hakmarrje mbi ish-të dashurën shqiptare, me tentativën për ta vrarë, duke i prerë

Policia e Fierit ka arrestuar një 26-vjeçar pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njerkës së tij me iniciale E.S. 45 vjeç.

Gazetari Alfons Zeneli ka denoncuar një ngjarje të rëndë në Fier, ndërsa thekson se një klerik pedofil është bërë pjesë e KOASH-it.

Një shqiptar i mitur ka mbetur i plagosur pas  përleshjes së një grupi të rinjsh.

Gazetari investigativ Jetimir Olldashi do të dëshmojë sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me pretendimet e tij se ai ka realizua

Një 23-vjeçar këmbësor është aksidentuar nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Boçevë në Njësinë Administrative Shupenzë.

Një tjetër aksident në rrugët e vendit, kësaj radhe në aksin Fushë-Krujë - Vorë.