Një sasi e konsiderueshme e drogërave të forta është sekuestruar nga policia italiane në zonën e Luganos.

Në pranga kanë rënë një 29-vjeçar nga Shqipëria dhe një 37-vjeçar nga Kosova. Dy shqiptarët udhëtonin me makinë, e cila drejtohej nga 37-vjeçari.

Autoritetet italiane kontrolluan makinën e tyre dhe gjetën të fshehur një sasi prej 5 kilogramë heroinë.

Dy shqiptarët u arrestuan menjëherë, ndërsa identiteti i tyre nuk është bërë i ditur. Ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.