Një çift shqiptarësh është arrestuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Arezzo-s për posedim të drogës dhe trafikim të saj.

30-vjeçari dhe 21-vjeçarja burrë dhe grua janë arrestuar nga policia e Castiglionit pas një hetimi prej disa kohësh, raportojnë mediet lokale.

Shtetasi G.M dhe shtetasja G.V u mbajtën në kontroll për një kohë të gjatë dhe në momentin e arrestimit u kapën me disa doza të konsiderueshme të kokainës dhe marijuanës.

Në banesë, pas kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi 490 gr marijuanë dhe 55 gr kokainë si dhe peshore matëse dhe 100 euro të konsideruara si para të ardhura nga shitja.