Një shqiptar i shpallur në kërkim dhe me precedent penal është arrestuar në Firence.

Mediet italiane shkruajnë se karabinierët kanë vënë në pranga 46-vjeçarin shqiptar me inicialet N. D., ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Ai ishte dënuar për trafik droge me 5 vite burg dhe do tii duhet të vuajë 4 vite, 11 muaj e 6 ditë në qeli. Vendimi ishte bërë i formës së prerë nga gjykata e Apelit.

Shqiptari me inicialet N. D., ishte arrestuar ne 11 gusht të dy viteve më parë me 3 kilogramë marijuanë, 124 gramë kokainë, e 58 gram hashash.