Identifikohen dy autorët e grabitjes me armë të një shtetasi nga Berati, të cilit iu bë pritë më 15 shtator të vitit të shkuar, teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij  “Benz”.

Nga kryerja e veprimeve hetimore e proceduriale janë siguruar prova ligjore të cilat kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasit:

L.D., 43 vjeç, banues në Vajzë, Vlorë dhe Z.F., 36 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë, të cilët aktualisht ndodhen duke vuajtur dënimin “Arrest me burg”, në IEVP Fier.

Njoftimi i policisë:

Strukturat Policore të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pronës, në vijim të hetimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjeve të ndryshme kanë bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore të një vjedhjeje me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur më datë 15.09.2017, në afërsi të fshatit Mazhar, ku dy persona kanë vjedhur me armë zjarri shtetasin D.H., banues në Samaticë, Berat, i cili ka qenë duke udhëtuar me automjetin “Benz”.

Nga kryerja e veprimeve hetimore e proceduriale janë siguruar prova ligjore të cilat kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasit:

L.D., 43 vjeç, banues në Vajzë, Vlorë.
Z.F., 36 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë.

Aktualisht dy shtetasit e mësipërm ndodhen duke vuajtur dënimin “Arrest me burg”, në IEVP Fier, për veprën penale ”Vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 140 e 25 të Kodit Penal.