Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, ditën e djeshme janë referuar materialet për punonjësit e IMT Bashkia Durrës.

Punonjësit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit janë proceduar penalisht, pasi në lagjen nr.13 në Durrës, nuk kanë marrë masat e duhura për kontrollin dhe verifikimin e punimeve në objektin e 48-vjeçarit D.M.

Në njoftimin zyrtar të policisë, bëhet me dije se edhe për 48-vjeçarin gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori për ndërtim pa leje.

Nenet 248 e 199 të Kodit Penal.