Mjetet e tipit “Benz” janë ndër automjetet më të përhapura në Shqipëri dhe njëkohësisht mjetet që vidhen më shpesh nga hajdutët.

Një tjetër vjedhje automjeti tip “Benz” ka dokumentuar policia e Durrësit.

Pronari i mjetit, shtetasi R.Sh, e kishte parkuar para shtëpisë, në lagjen nr.12 të qytetit bregdetar, por kur ka shkuar ta marrë konstatoi se mjeti “kishte avulluar”.

Qytetari ka bërë denoncimin përkatës në polici, por pak shpresa ka që ta gjejë mjetin.

Rastet e vjedhjes së mjeteve, sidomos Benz-ave janë të shumta, por në asnjë rast nuk ka ndodhur që makina e marrë nga hajdutët të rikthehet tek i zoti.

Madje hajdutët, në shumicën e rasteve, arrijnë të vjedhin makinat para shtëpive të pronarëve të mjeteve.

Vetëm 2 ditë më parë, DurrësLajm, duke iu referuar policisë, njoftoi për një tjetër Benz të vjedhur, këtë herë në zonën e plazhit.