Sapo ngrihen nga gjumi, pjesa më e madhe e njerëzve nxitojnë të pijnë një kafe për të nisur më pas aktivitetin e përditshëm.

Por kësaj rutine i është shmangur një ditë më parë një 62-vjeçar nga Durrësi. Sapo ka hapur sytë, ka rrahur të shoqen, e cila ka bërë denoncimin në polici.

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, për shtetasin L. M., vjeç 62, banues në Durrës, pasi rreth orës 06:30, në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases Sh. M., vjeçe 60”, njofton policia.

Përveç nisjes së procedimit penal për burrin e dhunshëm, policia ka plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershme për bashkëshorten e tij, për të mbrojtur në të ardhmen nga episode të tjera dhune.