Një emigrant shqiptar në Francë është goditur disa herë me thikë në qytetin Montpellier. 

Mediat lokale raportojnë se shqiptari është qëlluar gjashtë herë me thikë dhe ndodhet në spital. Pas hetimeve, policia ka mundur të arrestojë disa orë më vonë autorin e krimit. 

Ai është gjithashtu një emigrant shqiptar 16-vjeçar. Identiteti i tyre nuk është bërë me dije. Shkaqet e sherrit mes tyre nuk janë të qarta.

Në Montpellier ndodhet një numër i konsiderueshëm i emigrantëve shqiptarë. Disa muaj më parë, një grup shqiptarësh u përfshinë në një sherr, duke qëlluar me thikë një ushtar francez.