Sot pritet te dale ne gjyq shqiptari 38-vjeçar, i arrestuar për plagosjen me armë të kushëririt të tij. Para seances gjyqesore, ANSA raporton se Marjol Veqo, 38 vjeç, ka treguar arsyen e sherrit dhe pse e qelloi me arme ne kembe kusheririn.

Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje në lagje popullore të Canaletto-s. Autori ka treguar se e kishte qëlluar ate nisur nga frika. Ai ka thene me tej, se kishte punuar disa kohë në ndërmarrjen e kushëririt të tij, një kompani nënkontraktore ndërtimi.

Por disa mosmarreveshje cuan ne ndarje, shoqeruar me sherre dhe grindje te përhershme të familjes. Autori ka thene se pak kohe me pare ai ishte rrahur keq madje kishte pesuar fakture. Nderkohe qe te shtunen plasi sherri prane nje bari dhe ai nxori armen nga frika dhe qelloi.