Ra me makine në lumë, më pas shkoi në shtëpi. Policia jep detajet e aksidentit

Postuar: 07/12/2017 - 10:36

Policia ka dhënë informacionin zyrtar rreth aksidentit që ndodhi sot në dalje të Klosit, ku një automjet doli nga rruga dhe ra në lumë.

Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit “Fiat” fatmirësisht ka shpëtuar dhe nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Fshatit, në dalje të Bashkisë Klos, shtetasi S.B, banues në Klos, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” me targa AA 607 LC, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Mat.

Shtetasi S.B., ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30, datë 06.12.2017, po udhëtonte i vetëm dhe nuk ka pësuar asnjë lëndim, dhe ndodhet në banesën e tij.

Shërbimet e Policisë e kanë marrë njoftimin rreth orës 06:40 të mëngjesit të sotëm dhe ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj, si dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga uji.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se policia ka sekuestruar në shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri një byzylyk të dja

   Merr një rrjedhë tjetër vrasja e vëllait të ish-deputetit socialist në Lezhë, Arben Ndoka.

   Mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë.

   Edukatorja Suzana Braimllari nga Korça ka rrëfyer dhunën që i është ushtruar nga drejtoresha.

   I riu që iu bë atentat pasditen e sotme në Orikum është Denis Brahimi, 23 vjeç.

   Dy shqiptarë dhe një italian janë arrestuar nga policia italiane për transport dhe posedim të lëndëve narkotike.

   Pasditen e sotme, policia e Vlorës është vënë në lëvizjes pas një telefonate që njoftonte për të shtëna me armë zjarri në Orikum.

   Një 56-vjeçar, baba i dy fëmijëve është arrestuar me akuzën se ka kryer veprime të turpshme me fëmijët dhe ka dhunuar bashkëshorten.

Një 32-vjeçar ka tentuar ti japë fund jetës duke u vetëhelmuar në banesën e tij.

Pamjet që shihni i përkasin një aksidenti të ndodhur mëngjesin e 30 nëntorit të këtij viti rreth orës 07:20 minuta në rrugën nacionale Ti