Ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, arrestohet në flagrancë nga Policia një 37-vjeçar.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi Zaim Xhafa, 37 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi u bë pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes, shtetases B.Xh. 33 vjeçe.

Ai akuzohet për veprën penale "Dhunë në familje", parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.