Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Gjirokastër arrestuan në flagrancë një të ri, pasi kishte dhunuar të atin dhe gjyshen.

Në pranga ra Steljo Rizvo, 23 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në banesë, ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes M.R., 67 vjeçe dhe të atit V.R., 47 vjeç.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.