Shqiptari 20-vjeçar Enriges Kavalli, i arrestuar për rrëmbimin dhe përdhunimin e një infermiereje në qendrën ku ai trajtohej në Itali, është dënuar me 7 vjet burg.

Në shkallën e parë ai u dënua me 6 vjet. Në prag të dëgjimit të gjykimit, para gjykatës pati protesta. Akuza kishte kërkuar 16 vjet, ndërkohë që në fund u vendos 7 vjet, raportojnë mediet italiane.

Ai akuzohet per dhunë seksuale, plaçkitje, rrëmbime, plagosje dhe mbajtje armësh.

Ai ishte në një qendër rezidenciale për pacientë me probleme psikike, kur nën kërcënimin e një thike mori peng dy infermiere.

Ngjarja ndodhi një vit më parë në Avexano ku shqiptari Enriges Kavalli rrëmbeu dy infermiere dhe njërën prej tyre e përdhunoi në makinë.