Konfliktet e çastit apo ato për motive të dobëta kanë regjistruar një tjetër të plagosur lehtë në Durrës.

Sherri këtë herë ka ndodhur në lagjen nr.4 dhe në të kanë mbetur të përfshirë dy persona.

Sipas policisë, 30-vjeçari T.K., banues në fshatin Rrashbull, ka goditur me mjete të forta shtetasin M.T. 45 vjeç, banues në Durrës.

Si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij, 45-vjeçari nga Durrësi ka mbetur i plagosur lehtë.

Ndaj 30-vjeçarit T.K. ka nisur procedimi penal për “Plagosje të lehtë me dashje”.