Një 20-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në spitalin Santa Croce në Moncalieri të Italisë, pasi ishte paraqitur në spital mbrëmjen e së shtunës, e dhunuar në mënyrë brutale.

Mediat italiane raportojnë se Angela Mecani ishte rrahur dhe më pas ishte hedhur nga një makinë që ecte me shpejtësi në unazën e jugut.

Mësohet se viktima kishte dëmtime në organet e brendshme si pasojë e hedhjes në rrugë nga makina, si edhe shenja goditje në trup.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar për policinë se: "Dikush hodhi një person nga makina e tij dhe u arratis".

Dyshohet se vajza ishte një prostitutë, megjithatë policia është në proces hetimi për të kuptuar nëse  natën e së shtunës Mecani hyri në makinën e klientit të gabuar apo dikush dëshironte ta bënte të paguajë për diçka.