Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Burrel–Komsi, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plaguar.

Në aksidentin e regjistruar rreth orës 19.00 kanë mbetur të përfshirë një automjet dhe nje motoçikletë. Mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sonte rreth orës 19.00, në vendin e quajtur ‘Lapidari’, njësia Administrative Komsi, Mat, janë përfshirë në aksident një automjet dhe nje motoçikletë, ku janë aksidentuar 3 shtetas.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se një mjet tip “Opel sharon”, është aksidentuar me një motoçikletë. Per pasoje janë aksidentuar shtetasit:

– A.B, rreth 35 vjeç, banues në Komsi, ka humbur jetën gjatë rrugës drejt spitalit te Tiranës

-E.H, rreth 18 vjeç, banues në Komsi, po transportohet drejt spitalit te Tiranës.

Shtetasi G.H, rreth 29 vjeç ka humbur jeten ne vend si pasojë e aksidentit.

Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme po punojnë për ndalimin e drejtuesit të automjetit.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.