Një 22-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Specialistët për Hetimin e Krimeve pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kallm në qytetin e Fierit, ku i riu Oltjon Buzin, 22 vjeç është arrestuar në flagrancë me një vajzë të mitur 13 vjeçe, e cila ishte larguar nga banesa e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me të mitur" parashikuar nga Neni 100 i Kodit Penal.