Një sherr për motive të dobëta është regjistruar në zonën e Spitallës në Durrës, në të cilin kanë mbetur të përfshirë dy banorë të qytetit bregdetar.

Sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e mjeteve të forta, nga të cilat ka mbetur i lënduar njëri prej pjesëmarrësve në konflikt.

“Më datë 18.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin L.GJ, vjeç 47, banues në Durrës, pasi në lagjen nr 15/1, ka goditur me mjete të forta, shtetasin F.Ç vjeç 44, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal”, – njofton policia e Durrësit.