Plagoset me thikë një i ri në Durrës.

"DurrësLajm" mëson se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr.18 të qytetit, pranë një lavazhi.

I plagosuri është në gjendje jo të mirë shëndetësore në spitalin e Durrësit dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ende nuk bëhet me dije motivi i plagosjes.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Vijon.