Një sherr mes dy vëllezërve ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta rreth orës 11:54 në kryeqytet.

Sipas policisë i plagosur ka mbetur A.X., i cili u qëllua me thikë nga vëllai i tij me iniciale I.X., në rrugën “Memo Meta”.

I plagosuri u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme autorin I. X., si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës.