Dy 37-vjeçarë nga Durrësi janë vënë nën ndjekje penale pas dy problematikave në lidhje me prindërit.

Njëri ka shitur orenditë e shtëpisë së babait, ndërkohë i dyti ka shkuar në gjendje të dehur në shtëpinë e nënës, duke thyer urdhrin e mbrojtjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin B.P, vjeç 37, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.1, i ka shitur në kohë të ndryshme disa orendi të banesës, të babait shtetasi Z.P, vjeç 71. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 25.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin S.F vjeç 37, banues në Durrës, pasi në gjendje të dehur, ka thyer urdhrin e mbrojtjes nga Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Durrës, duke vajtur në banesën e nënës, B.F vjeç 67. Neni 321 i Kodit Penal.