Një sherr verbal por që ka degjeneruar deri në përdorimin e grushteve është regjistruar në një bar-kafe në Sukth, një ditë më parë.

Protagonist ka qenë 43-vjeçari nga Shijaku G.H.

Duke iu referuar burimeve policore, DurrësLajm mëson se konfrontimi mes 43-vjeçarit dhe shtetasit A.D. 42 vjeç ka ndodhur brenda ambienteve të një lokali, në prani të dëshmitarëve të shumtë.

Të njëjtat burime sqarojnë se 43-vjeçari nga Shijaku e ka kanosur dhe goditur me grusht shtetasin A.D. Ky i fundit ka denoncuar rastin në polici.

Shtetasi nga Shijaku akuzohet për veprat penale “Kanosje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.