Tre shtetas janë arrestohen në flagrancë në kuadër të operacionit të koduar "Trekëndëshi"pasi shpërndanin lëndë narkotike të llojit Heroinë. 

Sipas njoftimit të policisë së Beratit, në pranga kanë rënë shtetasit :

  • Klajdi Balla, 22 vjeç, banues në Berat; 
  • A.P, 17 vjeç, banues në Berat, 
  • S.Q, 17 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat. 

Gjatë kontrrollit të automjetit me targa  AA 282 RU me të cilin këta shtetas lëviznin u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 12 gramë e dyshuar lëndë narkotike e llojit Heroinë. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik shtetasit Klajdi Balla i'u gjet një sasi prej 0.5 gramë Heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.