Shisnin kokainë në lokale, bien në pranga 5 shqiptarë

Postuar: 16/05/2018 - 21:10

   Një operacion i madh anti-drogë është zhvilluar sot në Itali, ku në pranga kanë rënë disa shqiptarë.

Sipas informacioneve, mësohet se 5 shqiptarë janë arrestuar si shpërndarës droge.

Gjatë kontrolleve të kryera nga karabinierët në lojërat e fatit, u vu re prania e një grupi të vogël personash që qëndronte pranë njërës prej sallave të lojërave.

Në përfundim të operacionit u arrestuan të pesë shqiptarët, të cilët janë: A.J., 35 vjeç, P.S., 39, A.K., 39, P.D., 40 dhe E.L., 42 vjeç. Katër të parët kanë marrë masën e sigurisë arrest në burg, ndërsa i pesti arrest shtëpie.

P.S. e E.L. iu shisnin shitësve të rrugës, midis tyre edhe A.J., sasi kokaine që iu shitej më pas konsumatorëve të shumtë italianë, në doza 0.5 gramë me çmim 50 Euro. Hetimet kanë nisur më 25 Janar 2017, kur një tjetër shqiptar, E.C., 28 vjeç, u arrestua me rreth 2.5 kile kokainë dhe rreth 4 kg marijuanë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të thërrasë për të marrë në pyetje gazetarin Jetmir Olldashi, i cili pohoi një ditë më parë se kisht

Një tjetër aksident në autostradën Tiranë- Durrës ka sjellë edhe bllokimin e aksit që vjen për në Tiranë.

Të tjera detaje zbulohen pas arrestimit të një shqiptareje bashkë me djalin e saj në Itali, që iu shisnin drogë minorenëve.

Një person nga Tirana është gjetur i vdekur brenda nje automjeti tip “Benz”, që ndodhej në parkingun e një pallati në rrugën “Janos Hunya

Ishte shpallur në kërkim për mashtrim, por është kapur në portin e Durrësit në tentativë për të dalë jashtë kufirit me traget.

Një automjet tip “Benz” është vjedhur në lagjen nr. 18 në qytetin e Durrësit.

Dy makina janë përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës para pak minutash.

   Dy turistë shqiptarë ranë paraditen e djeshme në vendin e njohur si “Shpella e Pëllumbasit” në Tiranë, ndërsa njëri prej tyre vijon të

   Hajdutët vjedhin gjithçka që mund të vidhet; makina, celularë, shtëpi, madje dhe dy lopë.

   Policia e Tiranës ka rinisur kërkimet për gjetjen e të riut, i cili rezulton i zhdukur prej ditës së djeshme në “Shpellën e Pëllumbasi