15 shqiptarë janë vënë në pranga nga Policia italiane  pasi akuzohen për vjedhje.

Operacioni është zhvilluar në disa zona të Italisë, duke çuar kështu në pranga disa shqiptarë, të akuzuar si autorë të më shumë se 53 vjedhje ose tentativë për vjedhje nëpër shtëpi në Piemonte, Lombardia dhe Liguria.

Operacioni në fjalë ka nisur që një vit më parë, ku gjatë kësaj kohe policia italiane ka vënë në pranga edhe 25 persona të tjerë, të akuzuar edhe ata për vjedhje.

Deri tani nuk janë bërë të ditur identiteti i shqiptarët të arrestuar, ndërsa ata do të dalin para gjykatës për tu njohur me masën e dënimit.