Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Ishull Shëngjin, ku një automjet tip “Benz” me targa AA 025 MK ka dalë nga rruga duke u shkatërruar.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona, 1 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë lagështia në rrugë por edhe shpejtësia me të cilën po lëvizte mjeti.