Me arrestimin e një 39-vjeçari që po drejtonte një automjet tip “Benz” në lagjen nr.17, shkon në 19 numri e shoferëve që janë vënë në pranga në 72 orët e fundit në Durrës.

Policia bën të ditur se ka arrestuar në flagrancë, gjatë ditës së hënë, 39-vjeçarin E.M., banues në Durrës.

Pas ndalimit në postbllokun e policisë, është konstatuar se 39-vjeçari rezultonte në gjendje të dehur.

Ndërkohë, pod je, policia rrugore ka arrestuar në flagrancë edhe shtetasin E.D., vjeç 20, banues në fshatin Qerret, Durrës, pasi në lagjen 16, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dajang”.